Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 12:20

​O’Connell: Kthimi i Zharkut si njeri i lirë, është i turpshëm

Prishtinë | 13/06/2018 18:53

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë si njeri i lirë është i turpshëm, ndërsa fajin për këtë ia ka vënë organeve të drejtësisë të cilat nuk ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.

Në një postim në Facebook, diplomati britanik përkujton se Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burg për krimet e tij, por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua të ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminalë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për një dispozitë ligjore, e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg. Unë shpresoj që reformat e drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t'u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar. Britania e Madhe ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan O’Connell.

Ndryshe, pas arratisjes 6 vjeçare në Suedi, duke refuzuar që ta mbajë dënimin me 3 vite burg në Kosovë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është kthyer në Kosovë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress