Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 11:22

​​Nxënësit që i mbijetuan sulmi të Florida, kërkojnë kontroll të armëve

Prishtinë | 18/02/2018 20:17

Nxënësit që i mbijetuan sulmit në shkollën e mesme në Parklend në Florida, njoftuan se do të shkojnë në Uashington, ku do t'u kërkojnë politikanëve të rritin kontrollin e armëve.

Organizatorët kanë thënë për mediat amerikane, se janë të vendosur që të ngrisin zërin dhe të kërkojnë që sulmi në Florida të jetë një moment historik për të folur për armët në nivel kombëtar, raporton BBC-i.

Në sulmin që u kry këtë javë në shkollën e mesme në Florida, kanë humbur jetën 17 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmi është kryer nga një ish-nxënës i kësaj shkolle, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress