Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.02.2018 04:43

​​Nuk hiqet akuza ndaj Julian Assange

Prishtinë | 13/02/2018 20:47

Një gjykatë britanike ka refuzuar që të pushojë akuzat ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili për më shumë se pesë vite, po i shmanget drejtësisë duke qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Gjyqtarja Emma Arbuthnot sot ka hedhur poshtë argumentet e avokatëve të Assange, se nuk është më në interes të publikut për t’u arrestuar ai me akuzat e ngritura në vitin 2012, i cili ka kërkuar strehim në ambasadën e Ekuadorit për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku prokurorët hetonin akuzat për sulm seksual dhe përdhunim të bëra ndaj dy grave, të cilat akuza ai i ka mohuar.

Arbuthnot tha se Assange duhet të vijë në gjykatë dhe të paraqes rastin e tij si çdo i pandehur tjetër.

"Kam përshtypje, se ai është një njeri i cili dëshiron të imponojë kushtet e tij, në rrjedhën e drejtësisë", tha ajo./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress