Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:51

​Nrekiq: Ulqini është destinacion turistik i njohur për kosovarët

Prishtinë | 23/04/2019 20:42

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq i shoqëruar nga zyrtarë e afaristë nga kjo komunë, kanë prezantuar ofertat turistike të Ulqinit për vitin 2019.

Në një takim me biznese të mbajtur sonte, Nrekiq tha se që nga marrja e mandatit të tij si kryetar i Ulqinit, para 10 muajve, prioritet e ka investimin në këtë komunë. Kurse pohoi se panairi sotëm ka një synim, që të ofrohen ofertat e turizmit.

"E di i që Ulqini është destinacion turistik i njohur për ju kosovarët. Panairi ka një synim, i cili është që ofertat e turizmit të ofrohen, të gjithë së bashku të bëjmë një gjë më të mirë për Komunën e Ulqinit. Kam kënaqësi që sot gjendem në mesin e juaj. Unë si kryetar i Komunës do të bëjë çmos që Ulqini të jetë qytet i zhvilluar. Ulqini është i etshëm për investime, sidomos ato që vijnë nga Kosova. Gjithmonë kosovarët janë të mirëseardhur në Ulqin. Kam shpresa që edhe investitorët e Kosovës, do të vijnë në Ulqin, dhe këto investime do të jenë rreth 1 miliard euro", tha ai.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se bashkëpunimi turistik duhet të jetë dykahor.

"Bashkëpunimi turistik në mes Kosovës dhe Malit të Zi, deri më tani ka qenë shumë mirë, dhe shpresoj qe do të vazhdojë kështu edhe më tutje. Turizmi që e kemi zhvilluar deri tani ka qenë njëkahor. Kërkoj nga ju që të kthehet në dykahor. Sepse Kosova ka potenciale të mjaftueshme turistike”, tha ai.

Fatmir Gjeka, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se tashmë kosovarët do të kenë më të lehtë turizmin në Ulqin.

"Shumica vijnë shumë herë në Ulqin, kanë edhe apartamente. Kështu që numri i vizitorëve do të rritet në vazhdimësi. Kanë filluar të bëhen investime të mëdha në industrinë e hotelerisë. Vitin e kaluar kemi shënuar 20 për qind të rritje të ekonomisë së hoteleve. Duke filluar nga 3 maji do të mbahet festivali. Numri i mysafirëve nga Kosova është shumë më i madh se sa nga Bosnja e Serbia", tha ai, raporton KosovaPress.

Komuna e Ulqinit sot në Prishtinë ka prezantuar ofertën turistike për sezonin veror 2019, ku është hapur edhe një panair për prezantimin e ofertave turistike./Sh.Pajaziti/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress