Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:45

​Një universitet ndalon rekrutimin e pedagogëve duhanpirës!

| 23/04/2019 16:07

Një universitet japonez njoftoi se nuk do të rekrutojë më pedagogë duhanpirës, vetëm në rastin kur ata do të ndërpresin duhanin, duke shkuar më tej se një ndalim i rreptë për të pirë duhan brenda kampusit universitar.

‘’Ne mendojmë se fakti i konsumit të duhanit nuk ecën paralelisht me atë të punës në arsim’’, deklaroi për median një zëdhënës i Universitetit të Nagasakit (jugperëndim), Yusuke Takakura pasi shtoi se kufizime të tilla nuk shkelnin liritë e individit të garantuara me ligj.

”Ky është universiteti i parë shtetëror që vendos rregulla të tilla në punësim”, sipas medieve lokale.

‘’Duke nisur nga muaji gusht, universiteti do të ndalojë plotësisht duhanin dhe do të hapë një klinikë për ata që kanë vështirësi të shkëputen nga varësia e duhanpirjes’’, sqaron Takakura.

Japonia më parë konsiderohej si një parajsë për duhanpirësit.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress