Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 12:32

​​Një person ka vdekur nga lëndimet e rënda, sulmuesi ende në arrati

Prishtinë | 20/07/2019 22:23

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se sot gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

Lajmin e ka konfirmuar më parë për KosovaPress Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:51 të ditës së sotme./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress