Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 18.01.2020 08:49

​Një banane e ngjitur në mur del në shitje për 120.000 dollarë

Prishtinë | 07/12/2019 22:06

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar, por është e vërtetë, një banane e ngjitur në mur doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë.

Puna e realizuar nga Maurizio Cattelan u prezantua të mërkurën nga Perrotin, një galeri e artit bashkëkohor, themeluar në Paris.

Titulluar “Comedian”, vepra arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të. Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta.”

Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun. Një nga veprat e tij – një tualet i realizuar me flori 18-karatësh me vlerë 6 milionë dollarë – u shkul nga muri dhe u vodh nga Bleinheim Palace në Angli./TCH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress