Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 24.11.2017 04:00

​Një avokat në Poloni dënohet me katër vite burg për spiunazh

| 20/03/2017 20:06

Një avokat me dy shtetësi, atë polake dhe ruse, u dënua me katër vite burg për spiunazh në favor të Rusisë, njoftoi sot Gjykata Rajonale e Varshavës.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej gjashtë vitesh burg ndaj këtij personi i identifikuar vetëm si Stanislaw Sz., për spiunazh në favor të shërbimeve sekrete të ushtrisë ruse, GRU, një akuzë që vlerësohet në Poloni me një dënim deri në 10 vite burg.

Gjatë procesit që u zhvillua me dyer të mbyllura, vetëm për shpalljen e vendimit, Stanislaw Sz. u shpreh se ishte i pafajshëm.

Dënimi nuk është përfundimtar. Stanislaw Sz. mundet ta apelojë vendimin.

Sipas gjyqtares Agnieszka Domanska, cituar nga agjencia zyrtare polake e lajmeve PAP, Stanislaw Sz. i ka përcjellë Rusisë informacione që kanë të bëjnë me sektorin energjetik dhe atë të gazit polak, kryesisht në lidhje me terminalin e gazit të Swinoujscies (veriperëndim të Polonisë).

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress