Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:55

​Nis takimi i grupeve punuese të VV-LDK

Prishtinë | 23/10/2019 15:08

Avdullah Hoti dhe Lumir Abidixhiku tashmë kanë mbërritur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ku po mbahet takimi i dytë i grupeve punuese të këtyre dy subjekteve politike.

Ashtu sikurse në takimin e parë, Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi.

Në këtë takim temë diskutimi pritet të jetë dialogu me Serbinë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress pak para së të nisë takimi, Albulena Haxhiu.

“Janë disa çështje të cilat do diskutohen dhe që i kemi diskutuar pak a shumë edhe në takimin e kaluar. Por sot do të flasin më gjerësisht. Njëra prej çështjeve që do të diskutohet do jetë edhe dialogu me Serbinë besojmë që duke marr parasysh bashkëpunimin tonë dyvjeçar me LDK-në që kemi pasur në kohën sa kemi qenë në opozitë ky bashkëpunim na ka shërbyer edhe për harmonizim të qëndrimeve sepse ju e dini që bashkërisht e kemi kundërshtuar shkëmbimin territorial, bashkë e kemi kundërshtuar projektligjin për dialogun në Gjykatën Kushtetuese", tha ajo./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress