Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:17

​Nis seanca, rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë në orën 14:00

Prishtinë | 16/05/2019 10:46

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Kryesuesi Kadri Veseli njoftoi se seanca do të mbahet në bazë të rendit të ditës, për shkak se edhe disa deputet të PDK-së janë në Prizren, ku do të mbahet Akademia për Ukshin Hotin, ndërsa, në ora 14:00, të nis me shqyrtimin e propozim-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se të nis menjëherë me rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë dhe mos të presin familjarët dhe shoqatat e të pagjeturve.

Propozimi i Haradinajt është përkrahur nga VV dhe AKR dhe Nisma. Ndërsa, vet Haradinaj tërheqi propozimin./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress