Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:01

​Nis ndërtimi i tubacionit të naftës i gjatë 2000 kilometra

Prishtinë | 18/09/2019 20:45

Nigeri dhe Kina do të ndërtojnë një tubacion prej 2000 kilometrash, me qëllim eksportimin e naftës bruto nga fushat e Agademit në juglindje të Nigerisë, deri në portin e Semesë në Benin.

Punimet do të zgjasin 42 muaj dhe do të kushtojnë 4.5 miliardë dollarë. Deri më tani, Niamey e ka eksportuar naftën bruto nga një port kamerunas, duke kaluar përmes Çadit fqinj. Aktualisht, kjo zonë është viktimë e sulmeve vdekjeprurëse të xhihadistëve të Boko Haram-it, me bazë në Nigerinë fqinje./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress