Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:10

​Nis ndërtimi i çerdhes në Xërxë

Prishtinë | 08/11/2019 15:27

Në Xërxë të Rahovecit sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e çerdhes.

Çerdhja në këtë fshat që pritet të jetë e gatshme vitin e ardhshëm do të ketë hapësirë dhe dhoma për 60 deri 80 fëmijë.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi theksoi së ky projekt është i rëndësisë së veçantë, teksa shtoi se investimet në këtë komunë janë në dobi të qytetarëve të Rahovecit për një të ardhme më të ndritshme.

“Ne kemi filluar para do dite ndërtimin e një çerdheje në Krushë të Madhe , ndërtimi i vrazhdë është kryer në Ratkoc dhe sot po e vendosim gurthemelin për fillimin e ndërtimit në Xërxë. Projekti është me standarde të larta dhe numri i fëmijëve që do të ambientohen në çerdhe është 60 deri 80 fëmijë. Janë paraparë shtretërit për pushim dhe kuzhina. Dhoma të veçanta për grup mosha të fëmijëve. Unë besoj që punimet do të kryhen me një dinamikë të lartë. Vitin e ardhshëm besoj se do ta realizojmë dhe do të funksionalizohet edhe çerdhja fëmijëve në Xërxë”, theksoi Latifi.

Latifi deklaroi se vlera e projektit është 157 mijë euro, investim ky që i dedikohet fëmijëve për krijimin e kushteve dhe për edukimin e tyre.

“Është projekt i rëndësisë së veçantë dhe unë jam i lumtur në qoftë se si kryetar komune do të mund të arrij që të bëjmë diçka edhe për fëmijët tanë... ne jemi bukur shumë të angazhuar dhe gati për çdo ditë ka që një, dy dhe tri projekte të reja që nisen. Besoj që investimet për fëmijë në këtë rast, për ndërtimin e çerdheve, investimet në arsim për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, investimet në mjedis janë investime të domosdoshme dhe jetike”, theksoi ai.

Edhe banorët e këtij fshati mirëpritën fillimin e ndërtimit të çerdhes. Fshati Xërxë ka rreth 4500 banorë dhe rreth 500 shtëpi. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress