Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:06

​Nga 1 korriku, 70 % roaming më të lirë në Ballkan

Ohër | 22/05/2019 14:59

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës nga muaji korrik do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin me çmime shumë më të lira.

Shërbimet e roamingut do të ulen për 70%. Sot në Ohër, Rregullatorët rajonal dhe më gjerë i darkorduan mënyrat e zbatimit të marrëveshjes, e cila u miratua në nivel politik në fillim të prillit.

“Ajo që ne po insistojmë është t’i shmangim këto procedura të gjata në një periudhë tranzitore, teksa operatorët i zbatojnë ato mekanizma, të përcaktojmë çmimet fikse që do të ulin tarifat nga 70 deri në 80%”, tha Sasho Dimitrioski, drejtor i AKE-s.

Përndryshe, qëllimi përfundimtar është që në korrik të vitit 2021 shërbimet e roamingut të shfuqizohen plotësisht dhe të paguhet si trafiku vendor, siç është rasti në Evropë. Sa i përket zvogëlimit të çmimeve me Greqinë fqinje, ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë – jo këtë verë, por deri në fund të vitit.

Tashmë janë formuar grupet punuese të përfaqësuesve nga Shkupi dhe Athina, ku janë shqyrtuar modele si të ulet çmimi i shërbimeve celulare, por ndërkohë do të priten edhe disa ndryshime në ligjet për komunikimet elektronike në Greqi./AlsatM/


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress