Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:41

​Nënshkruhet marrëveshja AAK-PSD, Haradinaj bartës i listës zgjedhore

Prishtinë | 19/08/2019 15:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë SocialDemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Pas nënshkrimit Haradinaj tha se sot është arrit që t’i  bashkojnë ekspertizat më të mira me PSD për një program zhvillimor.

“Sot jemi më të përgatitur që ti marrim përgjegjësitë pas zgjedhjeve. Janë dy prorosi sot, pjekuria politike dhe shpresa për vendin”, tha Haradinaj, duke mos treguar për hollësitë e marrëveshjes”, tha ai.

Haradinaj tha se nuk janë të interesuar për një PAN tjetër por i bëri ftesë Nismës dhe AKR-së që të bashkohen.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën dhe AKR-në dhe nuk synojmë PAN dy e PAN tre, nuk jemi pjesë e një skendari për një PAN të ri por kemi dyert e hapura për të tjerët”, tha ai.

Sipas tij, ky koalicion nuk është kundër dikujt por është koalicion i shpresës për Kosovën.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pohoi se është arrit marrëveshje që bashkë me AAK, PSD do të garon në zgjedhjet e jashtzakonshme, së bashkë me një program të përbashkët qeverisës.

“Në këtë betejë ne sot po i bashkojmë forcat për fitoren në zgjedhje me një program të përbashkët qeverisës. Jemi dakorduar që të garojmë me një listë zgjedhore, ku bartës i saj dhe kandidatë për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj”, tha Ahmeti, duke shtuar se sot është ndërtuar boshti i fitores së zgjedhjeve.

“Për rrethanat e listës zgjedhore të përbashkët do të bëhen publike më vonë, por vendet në listë zgjedhore janë të rëndësisë së dytë për ne”, tha ai.

Sipas tij, ky bashkëpunim vjen edhe si synim për luftën kundër korrupsionit.

Sa i përket takimit me Isa Mustafën, Ahemti tha se nuk kanë biseduar për ndonjë ofertë.    

Shpend Ahmeti mohoi se do të kenë pak kandidatë në listën për deputetë, por theksoi se në këtë listë ka vend edhe për AKR-në dhe Nismën.

Ahmeti tha se po bëjnë koalicion që t’i sjellin Kosovës diçka të re./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress