Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 02:02

​Negociatat BE- Shqipëri, Holanda sërish me qëndrim refuzues

Tiranë | 10/12/2019 18:15

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të Tiranës zyrtare.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në.

“Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”, tha Rutte për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Rutte komentoi edhe vendimin e tetorit për dy shtetet ballkanike, duke theksuar se negociatat për Shkupin nuk u hapën pasi disa shtete të BE-së nuk donin ta ndanin nga Shqipëria.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress