Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:00

​Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Prishtinë | 08/11/2019 12:07

Nga dita e djeshme kur edhe është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë për deputetë.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha  për KosovaPress se deri më tani janë paraqitur gjithsej 100 ankesa.

Prinë Partia e Pavarur Liberale (SLS) me gjithsej 42 ankesa, derisa për nga numri i ankesave e dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 23 ankesa.

Desku tha se kryesisht natyra e ankesave ndërlidhet me mos përputhje  të rezultateve, derisa tha se prijnë kandidatët për nga numri i ankesave.

Sekretari i PZAP-së për KosovaPress tha se Paneli Zgjedhor ka kohë 72 orë që tu jap përgjigje palëve të ankuara.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit ku prinë  Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 220 mijë e 811 vota, apo shprehur në përqindje 26.159 përqind,  Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 206 mijë e 458 vota apo 24.458 përqind, Partia Demokratike e Kosovës ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 përqind,  AAK-PSD ka marr 96 mijë e 883 vota apo 11.477 përqind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 përqind, Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka 42 mijë e 72 vota apo 4.984 përqind./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress