Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:34

​​Në protestën e sotme u lënduan edhe gazetarët

Prishtinë | 17/11/2015 14:44

Ngjyrës dhe sjelljeve të dhunshme të protestuesve gjatë ditës së sotme nuk i shpëtuan as gazetarët dhe kameramanët.

Këta të fundit, tre prej të cilëve punojnë në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, janë ngjyrosur me ngjyrën e hedhur nga protestuesit e po ashtu dhe janë rrëzuar e lënduar nga turmat e protestuesve.

Kameramani i KosovaPress-it, është lënduar duke u rrëzuar nga një grup i protestuesve, e po ashtu është rrëzuar edhe njëri prej gazetarëve.

Ndërsa, një gazetare tjetër është ngjyrosur komplet nga ngjyrat që janë hedhur./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress