Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:31

​Në AAK ka disponim për koalicion me PSD-në

Prishtinë | 14/08/2019 12:05

Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk është në rregull të thuhet që do të garojmë të vetme në zgjedhje, e të takohen çdo ditë për koalicione të mundshme.

Tha se ftesa e dhomave te specializuara për Ramush Haradinajn ka qenë befasi edhe për vet atë, për çka tha se nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar më herët.

 "Nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëru, se menjëherë pas ftesës ai ka marrë vendimin, ka qenë befasi edhe për neve.... janë dhënë dy tri propozime në mbledhje të kryesisë për datën e seancës për shpërndarjen e parlamentit. Reagimi i përfaqësues së BE-së, ka bërë që të vendoset për 22 gusht, sepse arsyetimi i tyre ka qenë që të vendoset kjo datë”, tha Isufi.

Ai la të nënkuptohet se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në.  Fushata ka filluar, po shohim lëvizjet që po bëhen, për koalicione janë të çuditshme. Sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve na kanë bërë me besu që mund të bëjmë koalicion", ka thënë Isufi. Këto deklarata Isufi i bëri gjatë debatit ‘Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?’/KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress