Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 12.11.2019 05:35

​Ndrec Halilaj fitues i parë i veturës BMW 1 nga Artmotion

Prishtinë | 14/03/2019 14:13

Vajza e Ndrec Halilaj për festën e 8 Marsit morri një dhuratë shumë të veçantë. Pikërisht këtë natë ajo u bë fituese e veturës BMW 1 të lojës shpërblyese nga Artmotion.

Platforma më atraktive në vend e cila çdo ditë e më shumë po pëlqehet nga klientët për shkak të kualitetit të shërbimeve të internetit dhe gamës së madhe të kanaleve televizive, ka vendosur që çdo dy muaj t’i shpërblejë klientët e vet. Si për fillim në lojë shpërblyese janë 6 BMW si dhe TV Samsung dhe abonime falas.

Fituesi i premisë kryesore për xhiron e parë të shpërblimeve është Ndrec Halilaj nga Peja të cilit ju dorëzua vetura nga Alaudin Hamiti, Drejtor i Programacionit në Artmotion.

Vajza e z. Halilaj para se të shkonte për Amerikë ishte abonuar në platformën Artmotion dhe njëkohësisht ishte bërë pjesëmarrëse në lojë shpërblyese. Për këtë z. Halilaj nuk kishte qenë në dijeni, por natën e tërheqjes së shpërblimeve ishte njoftuar nga miq dhe familjarë se kishte qenë pikërisht ai fituesi i veturës BMW nga Artmotion.

Z. Halilaj është fituesi i parë, por jo edhe i fundit. Loja vazhdon, shpërblimet vazhdojnë. E gjithë çfarë duhet të bëni është që të abonoheni në njërën nga pako Standard apo Premium dhe ju jeni pjesë ë lojës për të fituar super veturë dhe shumë shpërblime tjera.

Artmotion është duke punuar në zgjerimin me rrjet në gjithë Kosovën duke u synuar që këtë platformë atraktive të ju ofrojë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Artmotion mes tjerash sjell ekskluzivisht Kupën Gjermane në Futboll, ngjarjet më të mëdha nga Xhudo me Majlindën, Akilin, Distrian e të tjerët, të gjitha ndeshjet nga basketbolli kosovar dhe jo vetëm, adrenalinën e Formula 1, dokumentare të cilat do të ju zgjerojnë horizontet tuaja, program argëtues për fëmijët e të gjitha grup moshave dhe të gjitha këto me pakon më atraktive në treg.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress