Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:42

​Ndërtesa kryesore e Ministrisë së Jashtme merr emrin Ukshin Hoti

Prishtinë | 16/05/2019 17:03

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vendosur të emërtojë ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të veprimtarit të shquar të çështje kombëtare Ukshin Hoti.

“Ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe ne diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij”, shkruan Pacolli në Facebook. 

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme do të ndajë çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.

“Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit qe na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende. Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t'i ikë drejtësisë”, shkruan Pacolli.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress