Lajmin e ka bërë të ditur familja e së ndjerës.
Lajmi për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur Fatime Llugiqi ka pikëlluar gjithë komunitetin e artit skenik dhe artdashësit edhe në Ferizaj.
Drejtuesit e Teatrit “Adriana” në Ferizaj i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes Llugiqi dhe gjithë komunitetit të artistëve anembanë vendit. Vdekja e parakohshme e aktores Llugiqi, e njohur për rolet e saj në film dhe teatër, lë një boshllëk të madh në vlerat tona artistike.
Llugiqi kishte mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike, grupi i artit dramatik në vitin 1971/72, klasa e profesorëve të njohur Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli.
Ajo ishte e punësuar në Teatrin Kombëtar qe nga viti 1973.
Fatime Llugiqi mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë.
Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë nesër në orën 11:00 një mbledhje komemorative.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019