Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:42

​Ndahet nga jeta aktori Luan Qerimi

Tiranë | 02/12/2018 23:58

Aktori Luan Qerimi, me mbi 70 role në teatër dhe kinematografi, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Qerimi ka luajtura në disa role konkretisht  si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka” e “Vdekja e kalit”.

Ai lindi  në Lushnjë me 15 tetor 1929 dhe nisi aktrimin fillimisht si amator, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Që nga viti 1989, aktori  mbante titullin “Artist i merituar”. /TCh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress