Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:00

​​Natyra Kuçi e PSD-së: Asnjëherë nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vet deputete

Prishtinë | 12/11/2019 21:16

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës e koalicionit AAK-PSD, Natyra Kuçi e cila ditë më parë është njoftuar nga KQZ si fituese e zgjedhjeve, ka deklaruar se nëse hyn Nisma në Kuvend, “unë s'do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vet deputete”.

Deklarata e plotë e Kuçit:

Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s'do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë - që i kundërshtonte zëshëm dikur.

Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress