“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondstil të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, tha ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel.
Gottemoeller tha se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së. “Jemi të vetëdijshëm për aspirimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO, por duhet kaluar një rrugë të gjatë deri te kjo. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë dialogun me Beogradin dhe të jetë i suksesshëm, dhe të sjellë zgjidhje”, porositi ajo.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018