Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:56

​Naim Maloku do të intervistohet nga Specialja në dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 16/09/2019 10:58

Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, në dy ditët e ardhshme do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë vet ai të ditur duke thënë se do të përballet i vetëm dhe pa avokat.

“Tërë jetën, me mundësitë, dijen dhe aftësitë e mia profesionale dhe pa kurrëfar interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të Atdheut. I tillë jam dhe do të mbetem!”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Bashkluftetar te mi, familjar dhe miq!

Ju njoftoj qe neser dhe pasneser, pra me 17 dhe 18.09. 2019, do te intervistohem nga Gjykata Speciale e Hages.

Per shkak te gjendjes sime, te renduar, shendetesore dhe pamundesise qe te udhetoj per ne Hage, intervistimi do te kryhet ne ambientet e Gjykates se Qarkut ne Lubjane.

Me Gjykaten ne fjale do te perballem i vetem dhe pa avokat.

Tere jeten, me mundesite, dijen dhe aftesite e mia profesionale dhe pa kurrefar interesi personal,jam munduar te jem ne sherbim dhe ne te mire te Atdheut. I tille jam dhe do te mbetem!

Naim Maloku

Lubjane ,Slloveni./ KosovaPress

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress