Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 11:40

​Mustafa tregon se a kanë diskutuar postin e presidentit me LVV-në

Prishtinë | 08/11/2019 18:10

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kreu i kësaj partie tha se janë disa pika për të cilat nuk ka pajtueshmëri të plotë me Lëvizjen Vetëvendosje. Në bisedimet që kanë me këtë parti për harmonizim të programit për një koalicion të mundshme qeverisës, Isa Mustafa tha se kanë diskutuar se cilës parti i takon propozimi për postin e presidentit, megjithatë nuk është në agjendë aktuale.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës para mediave, tha se kryesia ka vlerësuar që grupi punues ka bërë një punë të mirë, por ai ka deklaruar se janë disa çështje të ekonomisë dhe për çështjet sociale, për të cilat nuk kanë arritur pajtueshmëri të plotë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se dallime ka në çështjet sociale, që kanë të bëjnë me konceptin e ekonomisë së tregut. Sa i përket mandatarit të qeverisë, ai tha se parimisht janë shprehur që do ta pranojnë që kryeministrin ta ketë partia që del e para dhe i përmbahen kësaj. Kurse, sa i përket ndarjes së ministrive, tha se do ta diskutojnë me partinë që pritet të ketë koalicion të mundshëm qeverisës.

Sa i përket çështjes së taksës, ai deklaroi se partia me të cilën po synojnë koalicion, janë për reciprocitetin, dhe për dialog pa kushte.

Krahas kësaj, ai tha se në diskutimet aktuale me LVV-në  do të dakordohen se kujt i takon të propozojë kandidatin për president, por i njëjti nuk do të propozohet tash por kur të vjen koha.

Në konferencë, kreu i LDK-së foli edhe për zgjedhjen deputet të ish spiunit të BIA-së serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikoliq.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur edhe për termocentralin “Kosova e Re”, ku tha se do të jetë edhe kjo temë të cilën do ta bisedojnë me Kurtin. Sipas tij, qëndrimi i LDK-së është që nuk do të ishte e mirë që Kosova të lëshojë garancion për ndërtimin e këtij termocentrali sepse do të konsumohet i gjithë borxhi publik i cili nevojitet për zhvillim ekonomik./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress