Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 10.12.2018 06:39

​Muhaxheri: Shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930

Prishtinë | 09/03/2018 12:14

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë sot se shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930 dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor.

Gjatë një ligjërate para studentëve të kolegjit AAB Muhaxheri tha se  3 vjet kanë shkuar kot dhe është humbur kohë kot për shkak të disa politikanëve të papërgjegjshëm të cilët këtë çështje e kanë kthyer në patriotizëm.

"Demarkacioni ka përfunduar në vitin 1930 dhe nuk ka të bëjë fare me studimin qe është krijuar sot. Në vitet e tridhjeta ka përfunduar shënjimi i kufijve mes komunës se Pejës dhe Plavës , komunës së Pejës dhe Rozhajës, edhe nuk mundet kurrsesi me u ndërrua në vitin 2015,2016,2018,2018 çfarëdo viti të jetë”, tha Muhaxheri.

E lidhur me temën për qeverisjen lokale sfidë për një kryetar komune sipas Muhaxherit është planifikimi buxhetit me qëllim të zhvillim të komunës.

Si kryetar i komunës së Pejës prioritet kryesor tha se i kanë dhënë zhvillimit të turizmit ku projekti kryesor është përfundimi i projektit të qendrës rekreative Borea. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress