Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:35

​Moti sot në Shqipëri

Tiranë | 24/05/2019 07:46

Moti për ditën e sotme në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më pas prej orëve të drekës deri në ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga orët e mesditës deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë celsius.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të jenë në formën e rrebeshit të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress