Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.04.2017 10:17

​Molliqaj: Po shihet kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 11/01/2017 17:15

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka akuzuar dy partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në se po dëmtojnë interesat e Kosovës.

Molliqaj akuzon PDK-në se nuk e votuan reciprocitetin me Serbinë. Ndërsa LDK-në se nuk po i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un.

 Statusi i Molliqajt në Facebook:

 PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

 

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

 

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

 

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress