Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:51

​​Meta për Haradinajn: Nuk ka pabesi që thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Prishtinë | 19/07/2019 22:26

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se është krenar dhe i bindur për pafajësinë e Ramush Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pa cënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sot, lajmin e ka konfirmuar vetë Haradinaj në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së zakonshme të Qeverisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress