Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 12:01

​​Merkel: Shpëtimi i migrantëve pjesë e natyrës njerëzore

| 14/08/2019 11:12

Shpëtimi i migrantëve është pjesë e natyrës së njeriut, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në një takim me qytetarët në verilindje të vendit.

Në deklaratë e saj të parë pas pushimeve, Merkel kritikoi ashpër kontrabandistët dhe skafistët, të cilët merren me këtë punë.

”Është e drejtë që në këtë situatë të japim ndihmën tonë, pasi kjo është një situatë e jashtëzakonshme emergjente humanitare”, theksoi kancelarja.

Merkel iu referua edhe situatës me migrantët gjatë viteve 2015-2016, me krizën e refugjatëve sirianë dhe me hapjen e përkohshme të rrugës ballkanike drejt Gjermanisë.

“Nuk mund të mendojmë vetëm për veten”, tha Merkel.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress