“Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerën e ndërsjellët të NATO-s”, deklaroi kancelarja gjatë një konference shtypi në Berlin me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
“Është e vërtetë për ne në Gjermani dhe për anëtarët evropianë të Aleancës Trasatlantike, por kam bindjen gjithashtu se SHBA ka shpalosur potencialin e saj në sajë të NATO-s, pasi NATO është një organizatë po aq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijoi Angela Merkel.
Presidenti amerikan, Donald Trump është treguar mjaft kritik ndaj Aleancës së Atlantikut gjatë fushatës së tij elektorale në një moment, kur Rusia ushtron trysni mbi kontinentin e vjetër dhe ku NATO e dominuar nga SHBA, shfaqet e vetmja fortesë kundër Vladimir Putin.
Ai e kishte cilësuar gjithashtu Aleancës “të vjetëruar”, duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj aleatëve për mospagim të kuotave financiare./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018