Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:01

​Meridian Express dhuroi mbi 2 mijë euro për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë

Prishtinë | 08/11/2019 10:48

Për të dytin vit me radhë, Meridian Express, kontribuoi për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, ku përmes fushatës “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf” kanë mbledhur 2,040.21 euro për fondacionin humanitar ‘Action for Mothers and Children’.

Fushata për ngritjen e fondeve kishte për bazë produktet e brendit Schärf dhe  sanduiçëve të ngrohtë të BUKA Bakery, ku për çdo kafe, çaj apo sanduiç që u porosit nga konsumatorët, 10 përqind e vlerës  u dhurua në ndihmë të nënave dhe fëmijëve. Këto fonde do të financojnë programet shëndetësore të AMC-së që ndihmojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Kosovë.

Artan Mullarama, nga departamenti  i marketingut në Meridian Express, u shpreh se kampanja ka zgjatur 30 ditë dhe është organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Neve mendojmë dhe vazhdojmë tutje me këto përkrahje të tilla. Meridian është e gatshme përvec kësaj fushe të ndihmojë edhe fusha të tjera, kështu që edhe një herë një falënderim i vecantë shkon për juve. Kjo kampanjë ka zgjatur rreth 30 ditë, ka qenë kampanjë e organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme me vullnetin e kolegëve dhe stafit të përbashkët. Ka qenë një angazhim 30 ditor, ku si rezultat i kësaj ka dal një kontribut më të madh sesa herëve të kaluara, kështu që shpresojmë edhe për të ardhmen e afërme me u tejkalua prapë edhe kjo shumë dhe me dal me një rezultat tjerët”, tha ai.

 Kurse, Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv i AMC, tha se edhe kompani të tjera duhet të marrin shembullin e Meridian Express për të ndihmuar fëmijët dhe nënat në Kosovë.

“Ne si AMC jemi shumë të lumtur që në misionin tonë kemi miq dhe mbështetës si Meridiani, i falënderojmë shumë për kampanjën që e kanë organizuar. Është kampanjë që po mbahet tash për herë të dytë me radhë dhe këtë vit kjo kampanjë i ka tejkaluar edhe targetet e vitit të kaluar, gjë që flet për një ngritje të vetëdijes edhe rritje të solidaritetit të komunitetit në Kosovë. Të gjitha këto mjete që Meridiani i ka mbledhur përmes kësaj kampanje do të shkojnë 100 përqind në misionin tonë të AMC-së, që është mision për shpëtimin dhe përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë”, tha ai.

Ky është viti i dytë që Meridian Express organizon kampanjë të tillë për fondacionin humanitar ‘Action for Mothers and Children’./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress