Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:57

​​Me regjistrim të diasporës synohet krijim i politikave më të dobishme

Prishtinë | 21/06/2015 14:21

Ministra e Diasporës filloi fushatën për promovimin e regjistrit të diasporës. Bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën, do të kenë mundësi që të kryejnë regjistrimin në ekipet mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.

Fushata do të zgjasë tre muaj me aktivitete të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës. Ministria e diasporës, përmes kësaj fushate ka për qëllim që shqiptarët që jetojnë e veprojnë në mërgatë t’i sjellë më afër atdheut të tyre. Sipas ministrit Valon Murati, të dhënat që dalin nga ky proces i regjistrimit, do të ndihmojnë në krijimin e politikave më të dobishme shtetërore, e që janë në të mirë të diasporës.

Hapja zyrtare e fushatës për promovimin e regjistrit të diasporës u bë sot në Prishtinë, ku e pranishme qe dhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Me sloganin “Ti je pjesë e atdheut” që ka kjo fushatë këtë vit, ministri Murati tha se diaspora ka qenë dhe do të mbetet ndër shtyllat kryesore të mbijetesës politike.

Ai tha se procesi i regjistrit të diasporës nuk ka të bëjë vetëm me regjistrin demografik e të dhënat statistikore të cilat mungojnë.

Fushata për regjistrin e diasporës mbështetet nga projekti “Përfshirja e diasporës në zhvillim ekonomik”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, e që zbatohet nga UNDP dhe IOM në Kosovë.

E thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen këtij procesi, iu bëri edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-në në Kosovë Andrew Russell.

Për këtë fushatë, Ministria e Diasporës ka rekrutuar rreth 100 zyrtarë, që do të përkujdesen për mikpritjen dhe regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës gjatë kohës së qëndrimit që tyre në atdhe. E përveç regjistrimit, bashkatdhetarët do të mund të pajisen edhe me informacione rreth procedurave administrative.

Projekti i regjistrimit të diasporës, ka kaluar nga qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress