Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:17

​Me flamur të Serbisë tentoi të provokojë shqiptarët në jug të Mitrovicës

Mitrovicë | 02/12/2019 15:30

Një ngjarje jo e zakontë është shënuar sot rreth orës 14:00 tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Një grua rreth-35 vjeç, e mbështjellë me flamur të Serbisë, ka tentuar të dalë në jug të qytetit të Mitrovicës, duke provokuar kështu situatën, por falë reagimit të policisë u evitua ndonjë incident i mundshëm.

Ajo pas ndaljes dhe legjitimimit nga ana e policit te cepi jugor i urës, tentoi disa herë të ikë në drejtim të veriut, por nuk  u lejua nga pjesëtari i policisë.

Në pamundësi për të ikur në veri, ajo i drejtohet karabinierëve që ishin prezentë tek ura në gjuhën angleze, duke kërkuar ndihmë.

Krejt në fund, ulet në tokë dhe me zë të lartë kërkon ndihmë në gjuhën angleze, ndërsa përforcimet e policisë arrin dhe e arrestojnë.

Ndryshe, më shumë se 30 persona ishin mbledhur tek ura derisa policia po kryente aksionin.

Mbetet e çuditshme se si pjesëtarët e policisë së veriut nuk e ndaluan gruan te cepi verior i urës, por lejuan kalimin e saj në drejtim të jugut pa e penguar fare, kur dihet situata e ndjeshme në këtë qytet. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress