Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:22

​Mbahet ngjarja "Universiteti Sheffield për Kosovën: Zhvillimi i Aftesive”

Prishtinë | 11/11/2016 09:40

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield, Kolegji CITY organizoj eventin "Universiteti Sheffield për Kosovën: Zhvillimi i Aftesive ” ne te cilin ishin mbledhur me shume se 150 Alumni Kosovar te ketij Universiteti të gjitha programeve Bachelor, Master , MBA dhe Doktorate.

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield u përfaqësua nga Z. Yannis Ververidis, drejtori i Fakultetit Nderkombetar, i cili ishte i shoqëruar nga kolegët tjere te Fakultetit Ndërkombëtar.

Z. Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Z. Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës iu bashkuan kesaj ngjarje me nga nje fjale rasti. Gjatë kësaj ngjarjeje, u përzgjedhen kater alumni qe dallohen nga Kosova dhe qe kane arritur suksese dhe pozita te larta ne profesionin e tyre. Shpërblimet u prezentuan nga Z. Miles Stevenson, Drejtor i Alumnit nga Britania e Madhe.

Qellimi i ngjarjes ishte per te festuar kontributin e një prej Top 100 universiteteve me të  mira ne botë, pra  kontributin e Universitetin  Sheffield,  ne edukimin e mbi 200 studenteve nga Kosova. Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield, Kolegji CITY,  dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës  ofrojne bursa për studentët nga Kosova që nga viti 2009, me qëllim qe Kosovareve tju  ofrohet arsimi cilesor. Sot, shumë të diplomuar nga Kosova kanë arritur suksese te medha ne fushat e tyre profesionale.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress