Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.03.2019 11:28

​May: Vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës, moment historik

Prishtinë | 12/01/2019 22:07

Kryeministria e Britanisë, Theresa May ka theksuar se vota pozitive për Marrëveshjen e Prespës është një moment historik për Maqedoninë.

“Urime për Parlamentin maqedonas dhe për Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev”, ka shkruar sot në Twitter May.

Kuvendi në Maqedoni dje, me 81 vota për, miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

Pala maqedonase ka përmbushur detyrimin e saj nga kjo Marrëveshje, tani është radha e Parlamentit grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës duke mundësuar hapjen e rrugës për integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress