Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:03

​May synon të qëndrojë deputete pas largimit si kryeministre

Londër | 12/06/2019 18:16

Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi sot se planifikon të qëndrojë anëtare e Parlamentit britanik, pasi të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

“Sigurisht që do të qëndrojë pasi do të vazhdoj të jem anëtare e Parlamentit për zonën time elektorale”, tha May para deputetëve pasi u pyet në lidhje me planet e saj të ardhshme në politikë.

Ajo e mohoi mundësinë për të qëndruar kryeministre pas fundit të korrikut, kur pritet të zhvillohet një proces zgjedhor në partinë Konservatore për të nxjerrë një lider të ri të partisë, i cili do të zëvendësojë gjithashtu May në krye të qeverisë. /atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress