Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 07:37

​Matoshi: Gjashtë udhëzimet administrative do të kenë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve

Prishtinë | 15/11/2019 16:02

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë nënshkruar sot gjashtë udhëzime administrative, për të cilat u tha se do të avancohet në fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se me nënshkrimi i këtyre udhëzimeve shënon një progres të madh në ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët.

Këto udhëzime administrative sipas tij janë çështje të cilat janë rregulluar dhe të cilat do të kenë ndikim pozitiv dhe të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Matoshi tha se u është ndaluar puna në terren për bashkim dhe për ndarje të parcelave zyrtarëve të Zyrave Kadastrale Komunale, me qëllim që të njëjtit të jenë më efikas në realizimin e kërkesave të palëve në zyrë.

Avni Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës tha se kanë nevojë për përkrahje politike përveç asaj financiare.

Sipas tij, tash e tutje do të kërkohet rritje e efikasitetit në punë për drejtorët e kadastrit në komuna të Kosovës, dhe për gjeodetë të që siç tha ai, ka pasur edhe ankesa nga qytetarët. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress