Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.08.2017 02:42

​Maska dhe pamflete kundër ndotjes së ajrit

Prishtinë | 11/01/2017 20:53

Duke shpërndarë maska dhe pamflete informuese para Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, vullnetarë të Iniciativës “Merr Frymë”, janë munduar që të tërheqin vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve për ndotjen e ajrit në kryeqytet dhe rrethinë.

Siç njofton Iniciativa “Merr Frymë”, ndotja e ajrit është duke vazhduar të ngulfat dhe të rrezikojë shëndetin çdo ditë.

“Institucionet përkatëse nuk janë duke e bërë punën e vet në ndërmarrjen e hapave emergjent, ndërsa të sëmurit me probleme në zemër e frymëmarrje po shtohen çdo ditë”, thotë Iniciativa “Merr Frymë”, transmeton KosovaPress.

“Arsyeja pse sot kemi shpërndarë maska dhe pamflete pikërisht para institucioneve të lartpërmendura, është fakti se Ministria e Ambientit është organ ombrellë që duhet të iniciojë dhe mbikëqyrë punën e organeve tjera në drejtim të përmirësimit të ambientit, ndërsa me paraqitjen e gjendjes së rëndë të ajrit është munduar që ta quaj atë jo aq të rëndë.

Ministria e Infrastrukturës mban përgjegjësinë e kontrolleve teknike, të cilat ende nuk i kontrollojnë veturat për nivelin e emetimit të gazrave.

Ndërsa Komuna e Prishtinës mban përgjegjësi për mosveprim në një situatë, e cila pati tejkaluar çdo normë dhe pasi që kishte bërë premtim për masa emergjente, doli me një listë masash kryesisht inspektive për të cilat ende nuk ka bërë ndonjë raportim”, thotë Iniciativa.

Sipas Iniciativës, deri në një masë moti ka qenë i mirë me neve, pasi ka shpërndarë smogun deri diku, por megjithatë niveli gati gjithmonë ka qenë në zonën “Unhealthy” që në shqip do të thotë i pashëndetshëm, ndërsa në momentet kur nuk ka pasur reshje dhe erëra gjithmonë ka qenë në “Hazardous”- i rrezikshëm.

“Dy ministritë dhe Komuna e Prishtinës ndoshta shpresojnë që me kalimin e dimrit do të kalojë edhe brenga e ajrit të ndotur, por brenga e smogut do të jetë përherë këtu nëse nuk ndërmerren veprime”, tërheq vërejtjen Iniciativa “Merr Frymë”.


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress