Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 29.06.2017 04:16

​​“Mashtrimi i Madh” fakte për gjenocidin serb

Prishtinë | 09/12/2015 16:25

Gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia tashmë është faktuar edhe me një vepër më shumë , me atë të autorit Bardhyl Mahmuti , vepra e së cilit mban titullin “Mashtrimi i Madh”.

Në këtë libër që ka jo më pak se 590 faqe dhe është i sistemuar në 10 kapituj, paraqiten fakte se si ka ndodhur gjenocidi në Kosovë dhe si ky gjenocid është synuar të modifikohet.

Për këtë vepër dhe rëndësinë e saj kanë folur Fatmir Arifi, kryetarë i Lëvizjes për Integrimin e Luginës se Preshevës dhe ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, të cilët e vlerësuan lartë këtë vepër dhe rëndësinë që ajo paraqet në ndriçimin e një pjesë të historisë së Kosovë.

Arifi tha se ky libër ndriçon faktet se në Kosovë ka ndodhur një gjenocid i shkaktuar nga serbët dhe se , gjenocidi është synuar të modifikohet.

Ndërsa Ramë Buja duke bërë vlerësimin e veprës së Bardhyl Mahmuti tha se e veçanta e këtij libri është se sjell fakte të pamohueshme nga dëshmitarët që kanë parë nga afër atë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa autori i librit “ Mashtrimi i Madh” Bardhyl Mahmuti tha se ky libër duhet të përkthehet në gjuhë të huaja dhe të shpërndahet në të gjitha universitete e botës që diplomatët e ardhshëm të relativizojnë krejt atë propagandë anti-shqiptare.

Ai tha se i është dashur të hyjë në tema të ndryshme e të nxjerrë në treg këtë libër.

Promovimi i librit “Mashtrimi i Madh” ka vazhduar me një debat mes profesorëve e autorëve të pranishëm në sallë. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress