Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:40

​Masa të larta sigurie për ceremonitë përkujtimore të Luftës së Parë Botërore

Prishtinë | 08/11/2018 23:38

Rreth 10000 forca të rendit do të mobilizohen në Paris si masë sigurie për ceremonitë përkujtimore të 11 nëntorit dhe Forumit për paqen të shtunën dhe të dielën, ku do të marrin pjesë shumë kryetarë shtetesh, njoftoi sot ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.

”Parisi do të mirëpresë 98 delegacione të huaja, 72 kryetarë shtetesh dhe kryeministra të cilët do të jenë të pranishëm për dy ngjarje të rëndësishme, ceremonitë e organizuara për përfundimin e Luftës së Parë Botërore por edhe për forumin për paqen”, theksoi ministri.

Rreth 10 000 forca të sigurisë do të mobilizohen për mbarëvajtjen e të gjithë aktiviteteve, vendet ku do të mblidhen autoritetet, por edhe qendrat e ndryshme ku do të organizohen aktivitetet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress