Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 12:59

​Marrëveshja e Prespës hyn në fuqi

Prishtinë | 11/02/2019 21:21

Greqia i dorëzoi sot notën verbale Maqedonisë.

Përmes kësaj note Greqia informon se ka plotësuar obligimet e saja që të mund Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi.

Pritet që sonte në Gazetën Zyrtare të shpallet data kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe ligjet kushtetuese, me të cilët republika e Maqedonisë do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pastaj  dy shtetet do ta njoftojnë OKB-në për ndryshimin e emrit.

Ministria e Jashtme obligohet menjëherë t’i njoftojë edhe vendet tjera anëtare të OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare. Por dhe 130 shtetet të cilat vendin e kanë njohur me emrin kushtetues. Shtetësia parashikohet të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonisë” në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ndërsa ndryshimet e pasaportave dhe dokumenteve personale do të bëhen në pesë vitet e ardhshme. Dygjuhësia do të bëhet njëkohësisht, ndërsa Qeveria do të formojë edhe grup nga resorët e brendshëm për implementimin dhe mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Prespës./Alsat M-KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress