Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:05

​Marihuanë dhe armë, ngritët aktakuzë ndaj katër personave

Prishtinë | 15/11/2019 15:43

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër personave me inicialet A.N., I.B., L.O. dhe V.E., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale njofton se katër të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., me qëllim që të sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, e duke vepruar në grup, një natë para arrestimit janë takuar në Tiranë, ku janë dakorduar  dhe kanë ndarë rolet e tyre, që drogën ta sjellin nga Shqipëria në Kosovë.

“Ndërkaq, gjatë kohës kur janë arrestuar të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., dhe me rastin e kontrollit nga policia i janë gjetur dhe sekuestruar 55 kg e 432 gram të substancës narkotike të llojit marihuanë. Me këto veprime të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe”. Po ashtu, gjatë bastisjes te i pandehuri V.E. është gjetur një revole me mbishkrimin GAP 9 mm, P.A.K., pa numër serik dhe një karikator së bashku me 18 fishek e cila është sekuestruar”, thuhet në komunikatën e prokurorisë. 

Me këto veprime V.E., akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve”./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress