Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 26.03.2019 12:01

​Maqedonia do të tentojë ta ekstradojë Gruevskin

Shkup | 15/11/2018 09:22

Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez.

Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri te ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të mbrëmshme, ku tregojet qartë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari.

Nga ku theksojnë se janë marrë masat e duhura për përgatitjen e dokumentacionit të plotë ku do të kërkohet ekstradimi i tij. Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i kërkuari, transmeton Alsat M.

Kryeministri Zoran Zaev është optimist dhe pret bashkëpunim bilateral nga shteti hungarez. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress