Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 10.12.2018 06:38

​Lulzim Tafa, fitues i çmimit ndërkombëtar për letërsi "Radovan Zogoviq"

Prishtinë | 06/06/2017 11:05

Shoqata dhe Unioni i malazezëve të Kosovës në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ka nderuar poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi "Radovan Zogoviq", për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.

Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

LulzimTafa është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress