Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:29

​Lleshaj: Në Morinë e ulëm me 50%, por duam ta zerojmë kohen e pritjes në dogana

Prishtinë | 12/07/2019 10:47

​Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë.

Lleshaj duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.

“Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm shqiptar tha se duhet t’i përmirësojnë portat hyrëse të Shqipërisë dhe të krijohen kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë pasi është i rëndësishëm edhe për turizmin në vend.

“Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cenohet”, tha Lleshaj./tch/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress