Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 07:41

​Lista Serbe dha dorëheqje, por prapë do të marrin pjesë në zgjedhje në veri

Prishtinë | 10/04/2019 15:36

Lista Srpska do të marrë pjesë në zgjedhjet komunale në katër komunat veriore.

Vendimi u mor pas takimit të përfaqësuesve të Srpska-s me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok kanë ardhur pas dorëheqjes në fund të vitit 2018 të kryetarëve Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Zoran Todiq dhe Stevan Vulloviq.

Ata dhanë dorëheqje për shkak të vendosjes së taksës prej 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress