Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:07

​Limaj takon drejtoreshën e BE-së për Ballkanin, flasin për dialogun dhe vizat

Prishtinë | 13/06/2019 13:11

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Limaj ka njoftuar se me zyrtaren e lartë të BE-së kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, dialogun Kosovë- Serbi dhe proceset integruese të Kosovës.

“Ishte konstatim i përbashkët që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe duhet të gjejmë rrugë për të rifilluar dialogu, në mënyre që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative për njohje reciproke”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress