Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:57

​Limaj përkrah formimin e ushtrisë

Prishtinë | 14/09/2018 13:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka shprehur mbështejtjen e tij për transformimin e FSK-së në ushtri.

Limaj tha sot se Kosova duhet të kalojë nga konsumuese e sigurisë në partnere në mënyrë që të jepë ndihmën e saj në krijimin e një ambienti të sigurt jo vetëm brenda Kosovës por edhe në rajon. 

Ai pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Kosova thjesht po bën atë që duhet.

Zëvendëskryeministri ka folur edhe në  lidhje me dialogun me Serbinë për të cilin ka thënë se  e mbështet dhe e sheh si mjet të zgjidhjes së problemeve ndërfqinjësore. Megjithatë, ai nuk ka harruar të përsëris edhe një herë se sovraniteti i Kosovës është i panegociushëm.

Me diplomatin shqiptar Limaj tha se kanë diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive që do të mbahet në nëntor.

Zëvendëskryeministri Limaj tha se me ministrin Ditmir  Bushati kanë biseduar në lidhje  parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët që do të kenë dy qeveritë në muajin nëntor.

Ndërsa Bushati, u shpreh se bashkë me Limajn  kanë përcaktuar disa fokuse ku do të përqëndrohet agjenda e mbledhjes së përbashkët midis qeverive.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë po qëndron në Kosovë ku është takuar me zyrtarë të shtetit./KosovaPress/



 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress